Flash News

E-TJERA

Avokati i Tahirit: Trupa gjykuese nën presion për ta dënuar me burg, çështjen mund ta çojnë në Strasburg

Avokati i Tahirit: Trupa gjykuese nën presion për ta dënuar me

Maks Haxhia, avokati i ish ministrit të Brendshëm, akuzon se trupa gjykuese që dënoi Saimir Tahirin ka qenë e ndikuar dhe nën presion për ta dënuar atë me 3.4 vite burg.

I ftuar në Report tv, Haxhia shprehu me bindje se ka qenë një grup apo një individ që ka ndikuar për të dënuar me burg ish ministrin, me qëllim njollosjen e figurës së tij.

"Kam kurajën ta them që ai trup gjykues ishte profesionalisht i vendosur në cilësi të larta, nuk mund të them që janë të paaftë. Atyre gjyqtarëve që e njihnin dosjen në detaje, është e pafalshme të merrnin atë vendim. Ata lejuan të mendohet se diçka ka ndodhur në seancën e fundit në momentin që ata kanë folur në dhomën e këshillimit. Unë jam i bindur se ai trup gjykues ka qenë i ndikuar dhe në presion për të marrë këtë vendi.

Qëllimi është, nisur nga fakti se dosja e Tahirit në përbërje të saj ishte një hap i sigurt në Gjykatën e Lartë që do merrej pafajësi, për mua segmente apo individë, ky grup që ka hyrë donte njollosjen e Tahirit dhe futja në burg e tij eja vështirësonte punën, e vinte Gjykatën e Lartë para faktit se dikush është në burg dhe duhet të matemi mirë për të marrë një vendim dhe realizoi veçimin përfundimisht nga politika sepse u njollos.

Kjo bën të arrijmë në përfundimin se vendimi nuk është shprehje vullnetit të trupës së gjyqtarëve. Unë po të kem të dhëna të sakta e them që është ky grup apo ky individ", tha avokati.

Po ashtu avokati bëri me dije se ata do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO, duke shtuar se çështjen mund ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

"Ne do bëjmë rekursin, presim vendimin e argumentuar të gjykatës për të parë detajet dhe mbi atë do bëjmë rekursin e detajuar. Ne do i shikojmë mundësinë ta çuar në Strasburg . E ardhmja e kësaj çështje është drejt pafajësisë", theksoi Haxhia.

Të fundit