Flash News

E-TJERA

Avokati ironizon presidentin Begaj: Këshilltari duhet t’i japë paracetamol që ta mbajë të qetë

 Avokati ironizon presidentin Begaj: Këshilltari duhet t’i japë
Avokati Sokol Hazizaj ka ironizuar përplasjen e fundit mes Presidencës, Gjykatës Kushtetuese, Partisë Demokratike dhe Erion Veliajt.

I ftuar në News 24, ai komentoi deklaratat e ardhura nga Presidenca drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kreu i shtetit duhet të mbahet i qetë nga këshilltarët e tij “me paracetamol”.

Sipas Hazizajt, Presidenti flet vetëm përmes akteve dhe jo me deklarata apo këshillime.

Hazizaj: Ka një parim të thjeshtë formal dhe ligjor. Presidenti dhe për shkak të pozicionit që ka flet me akte jo me këshillime GJK është gjykata e cila është produkt i Kushtetutës dhe merret me aktet e Presidentit.

Madje GJK merret edhe kur një grup parlamentar kërkon shkarkimin e tij, ka autoritet nëse ai duhet të rrijë apo jo në atë pozicion,. Duke iu drejtuar GJK duke iu imponuar me norma ligjore, tregon shenjtanllëk ose mungesë njohjeje.
Po të isha këshilltar i Presidentit do ta mbaja në qetësi Presidentin do t’i jepja një paracetamol.

Të fundit