E-TJERA

Avokati jep alarmin: Në paraburgime dhe burgje janë identifikuar 3 raste me SIDA

Avokati jep alarmin: Në paraburgime dhe burgje janë identifikuar 3

Avokati i njohur Saimir Visha ngriti alarmin se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA.

I ftuar në Syri tv ai tha se kjo është situatë shumë e rëndë dhe se togat e shoqërimit dhe familjarët e të burgosurve dhe të paraburgosurve duhet të bëjnë kujdes.

"Sistemi i burgjeve ka rënë edhe me rastet e fundit që është këmbana e alarmit të SIDA-ës. Janë identifikuar nga sistemi shëndetësor në paraburgim dhe në burgje 3 raste me SIDA të vërtetuara. Imagjino rezzikun te toga e shoqërimit, familjarët. Të identifikuarit janë meshkuj. Situata është e rëndë. I bëj thirrje dhe familjarëve të bëjnë kujdes. Nuk është më sëmudja e shekullit, por është e transmetueshme. Ne kemi hallin e sistemit të paraburgimit", tha avokati Saimir Visha.

Të fundit