Flash News

E-TJERA

Avokati Jordan Daci: Nëse miratohet Kodi i ri Penal, jam i pari që largohem nga Shqipëria

Avokati Jordan Daci: Nëse miratohet Kodi i ri Penal, jam i pari që

Drafti i ri i Kodit Penal, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, po ndez debat publik mes juristëve dhe aktorëve institucionalë. Mes zërave më kritikë ndaj këtij drafti ligjor është edhe avokati Jordan Daci, i cili ka deklaruar publikisht se, nëse ai miratohet pa ndryshime, do të largohet nga Shqipëria, duke e cilësuar projektin si kërcënim për liritë themelore.

“Nëse ky kod miratohet siç është, unë i pari nuk jetoj më në këtë vend. As ti s’duhet të jetosh, askush s’duhet të jetojë, sepse sapo të lëvizësh këmbën, ne në burg. Kushdo, kurdo dhe si të dojë, mund të fusë dikë në burg. Kaq shumë subjektive janë këto dispozita.”- tha Daci në Klan News.

Avokati theksoi se ka qenë edhe pjesë e tryezave konsultative që në fazat e hershme të hartimit të draftit por shumë nga vërejtjet e bëra nga ekspertët nuk janë marrë parasysh nga autoritetet përkatëse.

“Unë në fakt kam marrë pjesë në një konsultë para një viti, në cilësinë e dekanit. Dhe normalisht jam njohur me një pjesë të këtij drafti që vitin e shkuar, në një tryezë ku mori pjesë edhe kryetari i Dhomës dhe disa të tjerë. U bënë disa vërejtje, të cilat as që ishin marrë parasysh, edhe pse ishin vërejtje shumë miqësore ose shumë parimore. Unë mendoj që publikimi i këtij drafti nga Ministria e Drejtësisë është i nxituar dhe përshëndes jashtë mase qëndrimin shumë serioz dhe profesional të Prokurorit të Përgjithshëm, por jo vetëm, edhe të kryetarit të Dhomës, Maks Haxhia.”– tha Daci.

Ai ngriti shqetësimin se shumë nga nenet janë “në nivel lajthitjeje juridike”, duke përmendur raste absurde si burgosja për shkak të mospagesës së tarifave apo për harrimin e kolaudimit të mjetit.

“Po të merresh me nene, aty kishte gjëra për t’u vënë duart në kokë dhe të thuash: ‘Më fal, a janë juristë këta, apo çfarë dreqin janë?’. Por unë po merrem me gjëra shumë parimore. Së pari, Kodi Penal nuk ndjek parimet bazë të së drejtës penale. Sepse po qe se ky Kod do të miratohet, të gjithë juristët do të duhet të kthehen mbrapsht në shkollë, sepse duhet të mësojnë gjërat ndryshe nga se si janë edukuar.

Nga ana tjetër, ka nene që janë vërtet në nivelin e lajthitjes njerëzore dhe juridike, siç është ndikimi në pavarësinë e gjykatës, tarifa jo të arsyeshme, nuk shkon në gjyq dhe të shkosh në burg, apo harron të bësh kolaudimin e makinës dhe të shkosh në burg. Ky Kod bie ndesh me parimet e BE-së.
Këtu kufizohet jo vetëm liria e shprehjes, por kufizohen të gjitha liritë.”- theksoi avokati.

Të fundit