Flash News

E-TJERA

Avokati me COVID, shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë; a do të dëshmojë Sali Berisha?

Avokati me COVID, shtyhet gjyqi për Izet Haxhinë; a do të

Shtyhet seanca gjyqësore e Izet Haxhisë. Seanca e planifikuar të mbahej ditën e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Idajet Beqiri, i cili prej 5 ditësh është karantinuar pasi dyshon se është infektuar me koronavirus.

Beqiri bëri me dije se ka shfaqur shenja COVID-i, për këtë arsye nuk mund të ishte prezentë në seancë. Kështu gjykata ka shtyrë gjyqin për në 23 tetor ora 12:00, duke i dhënë avokatit një afat 2 javorsh për përfundimin e karantinimit.

Në seancë ka qenë i pranishëm Izet Haxhia, duke i kërkuar trupit gjykues edhe një tjetër dëshmitar për të dëshmuar në procesin ndaj tij, por pa dhënë detaje për identitetin e tij. Haxhia theksoi se do të priste deri në seancën e radhës, ku në prezencë të avokatit të tij do të kërkonte dëshmitarin.

Gjykata e Tiranës ka një listë prej 30 dëshmitarësh, të kërkuar të dëshmojnë nga të dy palët, si mbrojtja ashtu edhe organi i akuzës.

Listën e kryeson Sali Berisha, ndërkohë veç ish-kryeministrit prokurori Nushi kërkoi edhe deklarimet e vetë Zenel Nezajt, që sot është azilant politik në Belgjikë, Dem Dollapit, Marika Gaxullit, Kleo Muratajt, Agim Logut, Petrit Çakrit, Adem Hykajt, Kujtim Hysos, Vili Minarodhit, Ylli Rakipit dhe të pandehurit Izet Haxhisë.

Nuk dihet nëse Berisha do të pranojë të dëshmojë në seancë.

Të fundit