Flash News

E-TJERA

Avokati: Qeveria britanike ka një projektligj që ndalon në mënyrë të përhershme kërkesat për azil

Avokati: Qeveria britanike ka një projektligj që ndalon në

Avokati Naim Hasani ka thënë se qeveria britanike është duke shqyrtuar një projektligj i cili do të ndalojë në mënyrë të përhershme çdo kërkesë për azil.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Hasani tha se pritet që projektligji të miratohet dhe nëse ndodh, ligjet do të jenë më të rrepta.

“Dallimi i situatës, është se qeveria ka në parlament një projektligj, i cili do të ndalojë në mënyrë të përhershme çdo kërkesë per azil nga çdo kombësi përfshirë këtu edhe shqiptarët.

Propozimi i projektligjit i cili është për momentin në shtëpinë e lordëve do kalojë në dhomën e deputetëve dhe nëse ky miratohet pa dyshim do jetë një nga ligjet më të rrepta në historinë e emigracionit në Britani dhe nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë për azil nga çdo kombësi përfshirë këtu edhe qytetarët shqiptarë.

Kjo ka hasur me një kundërshtim të fortë të organizatave të të drejtave të njeriut dhe në këshillat e Europës, pasi projektligji është në kundërshtim të plotë me konventgën e të drejtave të njeriut. Megjithatë ky projektligj parashikohet të miratohet dhe të bëhet ligj në Britani”, tha avokati.

Të fundit