Flash News

E-TJERA

Avokati sqaron 12 orët e ‘zhdukjes’ se Alqi Bllakos: E priste vendimin në shtëpinë e një miku

Avokati sqaron 12 orët e ‘zhdukjes’ se Alqi Bllakos: E priste

Avokati Sokol Hazizaj ka zbardhur më shumë detaje se ku ishte ish-deputeti Alqi Bllako kur u mor vendimi për arrestimin e tij.

I ftuar ne emisionin “Opinion” Hazizaj tha se ai nuk u arratis asnjëherë, por ishte në shtëpinë e një miku dhe ne momentin kur është njohur me masën është dorëzuar ne polici.

Po priste tek shtëpia e një mikut të vet për të shkuar vendimi. Doli vendimi shkoi dhe u dorëzua në drejtorinë e policisë Tiranë”, tha avokati.

I pyetur se pse u dorëzua në orën 4, Hazizaj tha se “Në atë moment u njoh me urdhrin e prokurorisë së posaçme. Nuk e ka marr në orën 15:00, e ka marr në atë moment”.

Bllako u arrestua në orën 03:30 të datë 1 prill për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Fierit.

SPAK akuzon se ish-deputeti ka kryer falsifikim në rastin e shpronësimit të tokës ku u ndërtua inceneratori.

Të fundit