Flash News

E-TJERA

Axhenda e Dendias në Tiranë, me kë do takohet nesër ministri i Jashtëm grek

Axhenda e Dendias në Tiranë, me kë do takohet nesër ministri

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias pritet që nesër (e martë) të vizitojë Tiranën.

Gjatë kësaj vizite, zyrtari i lartë grek ka parashikuar disa takime. Sipas Top Channel, Dendias është parashikuar të takohet me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta, takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe me kryetarin e PPDNJ Vangjel Dule.

Mësohet se më pas, ai do të ketë takime me bizneset greke në Shqipëri, për ta mbyllur vizitën me një takim me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Një vizitë kjo, prej kohësh e paralajmëruar, por e mbetur ende e pa zhvilluar, së pari për shkak të agjendës tepër të ngjeshur të zotit Dendias, për shkak të tensionit të lartë në Egjeun lindor mes Athinës dhe Ankarasë lidhur me kërkimet për naftë dhe gaz.

 

Të fundit