Flash News

E-TJERA

Azilkërkuesit e refuzuar mund të qëndrojnë ilegalisht në Gjermani, kushtet që duhet të plotësojnë

Azilkërkuesit e refuzuar mund të qëndrojnë ilegalisht

Azilkërkuesit të cilëve iu është refuzuar kërkesa në Gjermani do të kenë mundësi të qëndrojnë, por jo të gjithë.

Sipas një projektligji të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin, azilkërkuesit e refuzuar por që janë integruar mund të qëndrojnë në të ardhmen në Gjermani, sipas DW. Qeveria ka pohuar se njëkohësisht do të dëbojë nga vendi edhe të dënuarit për vepra penale.

Projektligji në fjalë synon që “migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen "Duldung" (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) -  do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani. Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë.”

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin.

Të fundit