Flash News

E-TJERA

Ba2 i Omicron në Shqipëri, ISHP tregon zonat ku është përhapur dhe se çfarë pritet

Ba2 i Omicron në Shqipëri, ISHP tregon zonat ku është

Prania e nënvariantit Ba2 të Omicron në Shqipëri është konfimruar ditën e sotme edhe nga Instituti i Shëndetit Publik. Specialisti i ISHP-së, Artan Simaku tha për mediat se tashme pritet shtim i rasteve, por jo një valë tjetër.

Ai bëri me dije se nënvarianti i ri është konstatuar në rrethet më të mëdha të vendit. Gjithashtu vuri theksin se transmetueshmëria është me e lartë se me Omicron.

Sa i përket simptomave, specialist tha se janë të ngjashme me të virozave dhe jo të rënda.

“Sot kanë ardhur përgjigjet nga laboratori i referencës, e ashtu sic pritej është konfirmuar dhe prania e nënvariantit BA2 të Omicronit. Duhet thënë që mbizotëron shumica absolute e monstrave janë me BA1 dhe 8.3% me nënvariantin BA 2. Në javët në vijim pritet të bëhet dominues si ka ndodhur dhe në shtetet e tjera e vendet e rajonit.

Monstrat e dërguara janë dhe monstra të pacientëve të shtruar në spital dhe të pacientëve ambulatorë. Varianti BA2 prezenca është gjetur në disa rrethe të vendit kryesisht në rrethet e mëdha. Për shkak të transmetueshmërisë shumë të lartë dhe më të lartë se Omicron parashikohet një rrije e lehtë e rasteve.

Nuk parashikohet valë tjetër por rritje e lehtë e numrit të rasteve parashikohet, është herët për të parashikuar tani por po monitorohet javë pas jave.

Nëse e krahasojmë me Omicron, klinika është e njëjtë, klinikë e lehtë, për prekjen e aparatit tretës ka klinika të rralla. Mund të ngatërrohet me virozat. Më të riskuar janë personat e pavaksinuar”, tha ai.

 

 

Të fundit