Flash News

E-TJERA

Baba i dy fëmijëve të vegjël, humb jetën në një aksident 32-vjeçari shqiptar në Itali

Baba i dy fëmijëve të vegjël, humb jetën në

Eduart Hoxha ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik në Itali, në zonën e Mosciano-s.

I ndjeri jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta. Kanë qenë disa përdorues të tjerë të rrugës që njoftuan policinë për aksidentin. Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Të fundit