Flash News

E-TJERA

Baba i një djali 6-vjeçar, i riu shqiptar humb jetën pas aksidentit me monopatinë

Baba i një djali 6-vjeçar, i riu shqiptar humb jetën pas

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti në Forli, Itali. Sipas mediave italiane, viktima po udhëtonte me monopatinë kur u godit nga një makinë e drejtuar nga një 60-vjeçar, ngjarje që ndodhi rreth orës 21:00 të premten.

Pas aksidentit, i riu u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën pas më shumë se 24 orësh në gjendje kritike. Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe errësirës në rrugë.

Trupi i pajetë është ende në dispozicion të autoriteteve për kryerjen e autopsisë. Viktima, baba i një djali 6-vjeçar, lë pas një tragjedi të rëndë për familjen e tij.

Të fundit