Flash News

E-TJERA

Baba i një vajzë të vogël, ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

Baba i një vajzë të vogël, ky është

Ky është Haris Shala, 25-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident në Itali. Haris ishte baba i një vajzë të vogël dhe punonte si kamionist.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur kamioni që drejtohej nga 25-vjeçari shqiptar u përplas me një furgon. Të dyja mjete ishin duke udhëtuar në drejtim të Modenës.

Përplasja ishte aq e fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga kamioni trupin e pajetë të Haris Shalës.

Siç shkruajnë mediat italiane, Haris Shala ishte i njohur në qytet dhe prej disa kohësh punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit.

Familja Shala italo-shqiptare më 17 tetor 2021, humbi Besmirin, 29 vjeç, kushëri i Haris. Besmiri humbi jetën pas një aksidenti me skuter.

Të fundit