Flash News

E-TJERA

Babai i 10-vjeçari që u përplas nga makina në Peqin: Të kalben në burg autorët

Babai i 10-vjeçari që u përplas nga makina në Peqin:

Dhjetëra banorë të fshatit Pajovë në Peqin dolën në një protestë këtë të premte në vendin e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje i mituri Enio Tabaku.

Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.

Ndërkohë, babai i 10-vjeçarit ka folur për mediat dhe ka kërkuar që autorët të marrin dënimin e merituar, ndërsa kërkon nga autoritetet të marrin masa për të ulur rrezikshmërinë në atë segment rrugor.

Të kalben në burg ata që e shkaktuan aksidentin dhe të merren masa nga autoritetet që automjetet të mos lëvizin me shpejtësi në këtë zonë. Djali ishte në shtëpi dhe doli për të shkuar te shokët e tij për të luajtur”, u shpreh babai i 10-vjeçarit.

Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident.

 Mësohet se mjeti tip Volkswagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar dhe përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra larg nga rruga kryesore.

Të fundit