Flash News

E-TJERA

Babai i 15-vjeçarit të vrarë: Djali im nuk kishte konflikt, më ka ardhur e papritur

Babai i 15-vjeçarit të vrarë: Djali im nuk kishte konflikt,

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën dje pas një plagosjeje me thikë në zemër, ka deklaruar se i biri nuk kishte asnjë përplasje dhe nuk ishte përfshirë direkt në konflikt.

Në News24, babai ka treguar se Erjoni vetëm i kishte shoqëruar disa shokë që kishin shkuar të sqaroheshin me persona të tjerë, ndërsa vetë djali do të shkonte në punë.

Babai i viktimës shtoi se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare dhe mund të japë informacione të rëndësishme për ngjarjen. Ai gjithashtu theksoi se, edhe pse kishte bërë plane për të falur nëse djali shpëtonte, tani gjërat kanë ndryshuar dhe beson se drejtësia duhet të funksionojë sipas ligjit dhe Kushtetutës.

“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt.

E kam marrë vesh nga një shko i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai.

Të fundit