Flash News

E-TJERA

Babai i Capital T - kreu i FFK - dhunohet nga disa persona të maskuar

Babai i Capital T - kreu i FFK - dhunohet nga disa persona të maskuar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që është dhe babai i reperit të njohur, Capital T, është dhunuar ditën e djeshme nga persona të maskuar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një deklarate në rrjete sociale, duke informuar të gjithë se është mirë me shëndet dhe nuk ka pësuar lëndime fizike serioze.

“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze”, shkruan ai.

Ademi është shprehur se Policia e Kosovës është vënë në dijeni në lidhje me këtë rast. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e konfirmoi lajmin dhe Policia ka nisur hetim ndaj rastit: 

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.”

Babai i reperit është President i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ekziston mundësia që ky sulm mund të lidhet me postin që ai mban.

Të fundit