Flash News

E-TJERA

Babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im u vra në Durrës, SPAK nuk do të hetojë

Babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im u vra në

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin për pronat e të birit dhe personave të lidhur me të.

Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

Në dalje të seancës, Martinaj tha se “fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë.”

“Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”, tha ai.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej 9 Gushtit të vitit 2022. Mbreti i kumarit u zhduk në rrethana ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë konfirmuar ende se çfarë ka ndodhur me Martinajn.

Të fundit