Flash News

E-TJERA

Babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër

Babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër

Një ngjarje me protagonist babain e një futbollisti shqiptar, ka shokuar Zvicrën. Gjithçka ndodhi për shkak se trajneri i klubit të Zyrih, aktivizoi në pjesën e dytë të një ndeshje kupe futbollistin shqiptar Labinot Bajrami.

Mirëpo për shkak se nuk i pëlqeu impenjimi, trajneri e nxori sërish nga fusha lojtarin, duke shkaktuar një zemërim të madh tek ky i fundit.

Megjithatë kjo situatë nuk përfundoi me kaq, pas nga tribuna në drejtim të trajnerit Rikardo Muniz fluturoi një çadër. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi rezultoi që babai i futbollistit shqiptar kishte dashur të godasë trajnerin në fjalë.

 Pasi Bajrami u nxor nga sigurimi i stadiumit ndeshja rinisi dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Zyrihut.

Të fundit