Flash News

E-TJERA

Babai i gjyqtares Hoxha: Kryeministri i tha s’ke për ta marrë vettingun, la në burg djalin e deputetit

Babai i gjyqtares Hoxha: Kryeministri i tha s’ke për ta marrë

Babai i gjyqtares Enkelejda Hoxha ka insistuar se e bija është kërcënuar për shkak të detyrës së saj në Gjykatën e Krujës.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri e ka paralajmëruar se nuk e kalon vettingun pasi la në burg djalin e deputetit që torturoi një vajzë.  

“Vendimet janë të dyshimta për mua, se si ka mundësi të bjerë tre herë një kapo bande e krimit. Te shorti kaloi, dyshoj unë dhe vajza ime qëndroi 19 vjet rrugën Tiranë -Krujë me autobus. Jo me X5

Enkelejda është kërcënuar nga brenda gjykatës për të mos realizua

Nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri. Kryeministri i tha gjyqtares s’ke për ta marrë vettingun ti kurrë, se ajo gjykoi drejt vajzën që torturonte djali deputetit e la në burg, shkoi shoqja e saj e nxori dhe si ka mundësi që më pas shkoi këshilltare në Gjykatën e Lartë.

Si ka mundësi, ajo po ta meritojë të shkoi edhe në Kushtetuese”, tha babai i gjyqtares, i cili para mediave u shfaq i sëmurë me parkinson siç deklaroi edhe vetë.

Të fundit