Flash News

E-TJERA

Babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova se djali ndodhej në Tiranë kur u vra Endri Mustafa

Babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova se djali ndodhej

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili u arrestua pak ditë më parë në Turqi, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Lici tha për mediat se ka dorëzuar në SPAK pamje filmike që provojnë pafajësinë e të birit.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim, Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje, se nuk kam besim”, tha Lici.

Ibrahim Lici përmendet edhe në dosjen "Metamorfoza" ku sipas komunikimeve të Sky EÇ, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e tij në varrimin e Indrit Rrajës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.

Të fundit