Flash News

E-TJERA

Babai i Regis Runajt prek me fjalët në gjykatë: Rri në shkallë pres djalin, por nuk vjen

Babai i Regis Runajt prek me fjalët në gjykatë: Rri në

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Babai i këtij të fundit ka prekur me fjalët e tij para trupës gjykuese. Babai i Runajt ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit teksa është shprehur se ai e pret çdo ditë Regisin të kthehet në shtëpi, por nuk vjen.

Babai i Runajt tha se kërkon që të akuzuarit për vrasjen e të birit të marrin vetëm atë që meritojnë.

“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika. U them këtyre çunave mua vetëm një thikë më duhet që të shkoj tek im bir. Dua që këta dy çuna të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Më kuptoni dhe mua, ju i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë Lekë për cigare”, mësohet të jetë shprehur babai.

 

Të fundit