Flash News

E-TJERA

Babai i Renis Dobrës hedh poshtë policinë: Vrasja nuk ka ndodhur për konflikte në Gjermani

Babai i Renis Dobrës hedh poshtë policinë: Vrasja nuk ka ndodhur

Babai i 23-vjeçarit Renis Dobra, ka reaguar në lidhje me vrasjen e të birit pak ditë më parë në Mat.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i 23-vjeçarit ka hedhur poshtë pretendimet e policisë së ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Gjermani. 

Ai thotë se nuk njihte asnjë nga autorët e arrestuar, dhe emrat e tyre i ka të padëgjuar më parë. Ai thotë se nuk beson se ngjarja ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti të regjistruar në shtetin Gjerman ashtu siç u shpreh policia sepse djali kishte një vit e gjysëm që ishte kthyer nga jashtë.

“Autorët nuk i njoh më parë, emrat e tyre i kam dëgjuar vetëm nga mediat. Nuk kam kuptuar asgjë që djali mund të kishte ndonjë shqetësim pasi ishte si çdo ditë tjetër. Nga Gjermania kishte një vit e gjysmë afërsisht që ishte kthyer. Atje ka qëndruar 6 muaj e 20 ditë. 6 muaj ishte në burg për ekspuls. Kishte qenë edhe herë të tjera në Gjermani dhe ka thyer ekspulsin. Nuk besoj që ngjarja ka ndodhur për shkak të ndonjë konflikti që ka ndodhur në shtetin gjerman. Nuk kam asnjë dyshim çfarë mund të ketë ndodhur pasi nuk kam parë asgjë të dyshimtë tek djali”, tha ai.

Të fundit