Flash News

E-TJERA

Babai plagos vajzën me thikë, autori qëlloi edhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte

Babai plagos vajzën me thikë, autori qëlloi edhe kalimtarin

Policia e Durrësit ka dhënë informacion paraprak zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 12.

Policia sqaron se M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me thikë vajzën e tij, 24 vjeçe, si dhe një kalimtar të rastit, i cili ka ndërhyrë që ta ndalonte. 

Blutë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, kurse dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Të fundit