Flash News

E-TJERA

Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë 29-vjeçaren në Vlorë; vihen në pranga

Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë 29-vjeçaren në

Tre persona janë arrestuar në Vlorë për dhunë.

Babai, vëllai dhe i fejuari kanë dhunuar vajzën 29-vjeçare për motive të dobëta. Të tre janë arrestuar ndërsa vajza ndodhet në spital.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit