Flash News

E-TJERA

Babë e bir aksidentohen në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar

Babë e bir aksidentohen në Itali, humb jetën 7-vjeçari

Një 34-vjeçar shqiptar dhe djali i tij i mitur, 7 vjeç, janë aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës në Itali.

Sipas mediave vendase, mjeti me të cilin udhëtonin babë e bir u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër, duke i shkaktuar vdekjen 7-vjeçarit.

Mediat italiane thonë se ndoshta fëmija nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Babai dhe shoferi tjetër, një 20-vjeçar nga Bentivoglio, u transportuan në spitalin e Maggiores.

Të fundit