Flash News

E-TJERA

Babë e bir paguan persona me rekorde kriminale për të shantazhuar biznesmenin, detaje nga sherri për tenderin 1 mln euro

Babë e bir paguan persona me rekorde kriminale për të shantazhuar

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimin e 3 personave në Elbasan, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar e shantazhuar prej disa kohësh një biznesmen nga Cërriku, që ky i fundit të tërhiqej nga një tender që kishte fituar.

Fituesi i tenderit është Erald Muftari, i cili është shantazhuar nga Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

“Tërhiqu se do të vrasim ty dhe familjen tënde”, mësohet t’i kenë thënë autorët në fjalë biznesmenit.

 Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate, i është drejtuar policisë dhe pas një hetimi 1 mujor, janë vërtetuar dhe kërcënimet, ndërsa mbrëmë dhe sot janë kryer 3 arrestime, ndërsa 1 tjetër ndodhet në kërkim.

Tenderi në fjalë ishte për lëndë drusore dhe kishte vlerën e 1 milion eurove. Sakaq mësohet se personat të cilët janë paguar nga babë e birë, Algert dhe Shaqir Alcani, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli.

Ndërkohë RENEA ndodhet në terren, me qëllim kapjen e një tjetër shtetasit të shpallur në kërkim, me inicialet L.K.

 

Të fundit