Flash News

E-TJERA

Babë e bir rrahin keq 45-vjeçarin në Pogradec, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

Babë e bir rrahin keq 45-vjeçarin në Pogradec, niset me

Babë e bir kanë dhunuar një 45-vjeçar në Pogradec, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Senishtë dhe sipas burimeve zyrtare, konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar shtetasin H. A., 60 vjeç dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin N. A., 29 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale "Plagosja e rëndë", kryer në bashkëpunim.

I plagosuri, shtetasi Ç. C., banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Të fundit