Flash News

E-TJERA

“Babi më thotë hiqni telefonat”, porositë e Eralbi Breçanit për grupin e trafikut të drogës

“Babi më thotë hiqni telefonat”, porositë e Eralbi

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK, që zbuloi një grup kriminal droge, pjesë e të cilit ishin dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie.

Në dosjen e siguruar shfaqet dhe një bisedë e djalit të ish-zv.drejtorit të arrestuar të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, që flet me trafikantë dhe iu sugjeron që të kenë kujdes se telefonat “Sky” po përgjohen. Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim, shpreson që nëse kapen si grup, të qëllojnë në sektor në burg që të bëjnë muhabet.

Biseda:

Ismail Zeneli: Na merr 25% për kuti. T’i kemi gjërat e qarta, marshallah mos e ngacmoni polin.

*D****P*, i paidentifikuar: Dajë nga Brazili nuk është sy, është pasqyrë, te muri në fund, dopio mur.

Eralbi Breçani: Lek sa të doni, ju jep boli…po ha drekë me babën jam, ju bën të fala.

Besmir Murati: Të fala bëji

Eralbi Breçani: Të fala paçi, po më jep instruksione si të ruhemi, hiqni telefonat thotë, po hapen ‘sky’.

*D****P*, : Ka të drejtë. Për zotin gjëja e parë që kam mëndu kur është kap puna është ‘sky’.

Eralbi Breçani: Plaku më ka thënë para 2 javësh. Kanë ardhur dosje në Shqipëri për disa persona, edhe shqiptarë nga vendet latine, Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona dhe vetëm për këto ‘sky’ për Zotin. Ishalla biem në një sektor të gjithë bashkë bëjmë muhabet.

*D****P*: O plak thuji babit shihe njëherë atë emrin tim

Ismail Zeneli: Të gjithë po punojmë me ‘sky’, nuk po dijmë gjë.

Të fundit