Flash News

E-TJERA

Baçi: Bastet nuk janë vetëm në duart e shtetit, do të ketë edhe licenca private

Baçi: Bastet nuk janë vetëm në duart e shtetit, do të

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka thënë se bastet online nuk do të kontrollohen vetë nga qeveria, por edhe nga grupet e interesit që duan licenca private.

Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti demokrat tha se kriteret nuk do të vendosen njësoj për të gjitha subjektet. Sipas tij, ka një bashkëpunim mes shtetit dhe subjekteve private.

“Duhet të diskutojmë me grupet e interesit dhe diskutimet me ta bëjnë që vërtetë të këtë një ligj të mirë për problematikat që lindin në fusha të tilla. Sinqerisht jam i sigurt që kriteret që do vendosen do të jenë të tilla që nuk do të jenë për të gjithë njëlloj.  Nuk mendoj se bastet do te jenë 100% në duart e shtetit, do të ketë liçenca private. Informacionet më të plota i kanë grupet e interesit. Ata bashkëpunojnë me pjesë të qeverisë në mënyra të ndryshme. Do të kenë se s’bën licenca dhe privatët”, tha Baçi.

Të fundit