Flash News

E-TJERA

Bahri Shaqiri jep dorëheqjen, Meta njofton lëvizjet në Presidencë: Panariti emërohet Shef Kabineti

Bahri Shaqiri jep dorëheqjen, Meta njofton lëvizjet në
Foto Ilustruese

Presidenti, Ilir Meta ka njoftuar disa lëvizje të rëndësishme në kabinetin e tij në Presidencë, teksa pak më parë ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se nuk do të ishte më pjesë e stukturave të LSI-së, pasi kishte marrë një ftesë për një tjetër angazhim.

Ndërkohë, Meta ka deklaruar publikisht se Panariti do të jetë shefi i ri i Kabientit të Presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici, i cili është emëruar si Këshilltar diplomatik i Presidentit Meta.

Ndërkohë që një ndryshim tjetër ka qenë largimi i Bahri Shaqirit, dhe zëvendësimi i tij si këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare me Spiro Koçin.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.

Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:

– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,

– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;

– Shpopullimi i vendit,

– Sfidat në Arsim,

– Sfidat në Mjedis,

Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti.

 

Të fundit