Flash News

E-TJERA

Bajram Begaj zgjedh ‘skuadrën’ e tij, kush janë këshilltarët e presidentit të ri

Bajram Begaj zgjedh ‘skuadrën’ e tij, kush janë

Presidenti Bajram Begaj është duke përfunduar procesin e zgjedhjes së stafit që do ta shoqërojë në 5 vite gjatë drejtimit të Presidencës.

Në media kanë qarkulluar disa emra nga ish-bashkëpunëtorë të Begajt e deri të gazetarët.

Mësohet se postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Begaj ia ka besuar Florjan Kalit me të cilin ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes. Shef i kabinetit të Presidentit do të jetë Eduart Seitaj. Këshilltar ligjor do të caktohet Klement Zguri, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Valter Brahimi diplomati i njohur do të marrë postin e Këshilltarit për Diplomacinë.

Ndërsa si Këshilltare për Komunikimin dhe Mediat, presidenti ka zgjedhur dy gazetare: Lira Çanga dhe Alisa Demollari.

Pritet që Presidenca të dalë me një njoftim zyrtar në përfundim të procesit për të njoftuar emrat  kabinetit të ri.  

Të fundit