Flash News

E-TJERA

Bajrami i Madh, Myftiu i Tiranës tregon si do kryhet falja në kushtet e pandemisë

Bajrami i Madh, Myftiu i Tiranës tregon si do kryhet falja në kushtet

Të enjten besimtarët myslimanë do të festojnë Bajramin e Madh, pas 30 ditësh agjërimi të muajit të Ramazanit.

Ndonëse edhe këtë vit, kjo festë do të kremtohet në kushtet e pandemisë Covid-19, këtë herë duket se masat janë më të zbutura.

Myftiu i Tiranës Lauren Luli tregon për Euronews Albania se ndryshe nga viti i kaluar ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve, ndërsa në Tiranë, do të kryhet në sheshin Skënderbej.

Dy bajramet e shkuara ishin të kufizuara duke u falur nëpër xhami, por sivjet do ta falim në shesh, do ta festojmë së bashku, ndonëse duke pasur shumë kujdes. Falja e Bajramit është së bashku për këtë arsye, sepse shpesh herë pyetet pse duhet të falen së bashku, po simbolika e Bajramit është që të festohet së bashku, pra të mblidhemi në një vend”, tha Myftiu i Tiranës, Lauren Luli.

Programi i faljes së Bajramit sipas Myftiut të Tiranës do të fillojë rreth orës 6 pa 20 të 14 majit. Për shkak të pandemisë ky aktivitet do të jetë më i shkurtër në kohë dhe çdo besimtar duhet të jetë i pajisur me maskë.

Të fundit