Flash News

E-TJERA

Balla për tragjedinë në Shkodër: Viktimat të dënoncojnë dhunën

Balla për tragjedinë në Shkodër: Viktimat të

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj të mitur dyshohet të jenë vetëmbytur në lumin Bunë, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Përmes një postimi në Facebook, Balla është shprehur se ka dyshime të forta që vetëvrasja të jetë nxitur nga dhuna në familje dhe presioni psikologjik.

Reagimi i Ballës:

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

Kërko ndihmë në ☎️116117

Raporto në129

Të fundit