Flash News

E-TJERA

“PD përdor numrin e vdekjeve nga Covid-i”, Balla ‘këshillë’ Metës: Të mos bëjë politikë me dekrete presidenciale

“PD përdor numrin e vdekjeve nga Covid-i”, Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e mbajtur në parlament, ka hedhur akuza në drejtim të PD dhe presidentit Ilir Meta.

Sipas tij PD po bën politkë me spitalin e Lacit, dhe numrin e të vdekurve nga Covid-i, ndërsa sa i përket presidentit, Balla tha se ai nuk duhet të bëjë politikë me dekretet presidenciale.

Nder te tjera, tha se Meta bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit, por në të vërtetë ai natën takon ish-policë që janë larguar nga Policia për shkak të problemeve me krimin.

"Ditën që PD-ja ka bërë politike me numrin e të vdekurve i ka humbur vlerat humane dhe busullën. Ajo që po ndodh me spitalin e Lacit shteti shqiptar e ka gjetur fondin dhe fakti që qeveria ka siguruar fondin padyshim që spitali do të vijojë. Në pranverën e vitit 2021 atëherë kur politika e mbrapshtë e këtyre politikanëve që duan të bëjnë politike me numrin e vdekjeve.

 Dua t’i kthehem ligjit të Policisë së Shtetit. Ky ligj është diskutuar prej kohësh.Ilir Meta natën takohet me ish-polic ose policë që janë larguar për shkak të problemeve që kanë pasur, sot merr përgjigjen se ne kemi rezultatet më të mira të Policisë së Shtetit. Meta të heqë dorë të bëjë politikë me dekrete presidenciale. Është e turpshme që kryetari i shtetit kritikon Policinë e Shtetit. Është e papranueshme Ilir Meta që të vonosh ligjin për Buxhetin e Shtetit i cili është shprehja më kuptimplotë e opinionit të shumicës qeverisëse, një vonesë e tillë ka bërë që të vonojë qeverinë për blerjen e vaksinës dhe të gjithë nevojave të tjera për përballjen me pandeminë”, tha Balla.  

Të fundit