Flash News

E-TJERA

Balla thyen heshtjen zgjedhore, Celibashi: Thirrjet elektorale janë të ndaluara

Balla thyen heshtjen zgjedhore, Celibashi: Thirrjet elektorale janë të

Taulant Balla theu heshtjen zgjedhore sot, duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masivishit kandidatët e PS në 5 bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet.

“Prej mëngjesit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt Shqipëria2030 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë… Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë”, shkroi Balla në Facebook.

Për thyerjen e heshtjes zgjedhore është pyetur kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

“Është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale, mund të bëjnë për pjesëmarrje masive. Shpresoj që kjo risjellje në vëmendje e kësaj problematike shpresoj të dëgjohet”, tha Celibashi.

Të fundit