Flash News

E-TJERA

Balliu në takimin me misionin faktmbledhës të PPE: Denoncova depërtimin e krimit nga AKSHI te Parlamenti

Balliu në takimin me misionin faktmbledhës të PPE: Denoncova

Deputeti Klevis Balliu ka denoncuar sot pranë misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Europiane (PPE) ndikimin e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës brenda institucioneve shtetërore shqiptare, përfshirë AKSHI-n dhe vetë Parlamentin.

Gjatë takimit, Balliu kërkoi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.

"Sot pata mundësinë, në një takim me EPP, të denoncoj ndikimin e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës që kanë depërtuar në institucionet e shtetit, nga AKSHI deri në Parlament.

Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e aleatëve tanë në luftën kundër karteleve dhe për të rikthyer sundimin e ligjit në Shqipëri", tha Balliu.

Të fundit