Flash News

E-TJERA

Balliu: Pse i gjeti opozita faktet e farsës zgjedhore dhe jo superprokurorët e SPAK?

Balliu: Pse i gjeti opozita faktet e farsës zgjedhore dhe jo

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu ka folur për zgjedhjet e 11 Majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.

I ftuar në MCN Live, Balliu u shpreh se opozita gjeti fakte e prova të cilat prokurorët e SPAK nuk i gjeten. Ai shtoi se SPAK duhet të bëjë detyrën pasi nuk është në tagrin e opozitës të kapë krimin e organizuar.

“Është vërtetuar që është ngritur një sistem kriminal për vjedhjen e votave, që është perfeksionuar, dhe ky është problemi kryesor. Farsa elektorale e stërvërtetuar me disa fakte, siç ishte ajo e djeshmja e ‘trenit bullgar’. Ne i gjetëm këto prova dhe fakte, po këta prokurorët e jashtëzakonshëm që do bënin namin, pse s’i gjetën?!

Pse i gjen opozita dhe s’i gjejnë këta?! Pse e gjeta unë zyrën ilegale elektorale dhe s’e gjetën këta?! Si ato ka pasur shumë zyra. S’është detyra e opozitës të kapë krimin e organizuar! SPAK të bëjë detyrën, të arrestojë hajdutët. Po i arreston? Jo. Sistemi është ngritur dhe perfeksionuar”.

Për shqiptarët gjëja e fundit që është në interesin e tyre është çfarë bëhet me statutin e PD-së. Nëse themi që këtu janë vjedhur zgjedhjet çdo analizë tjetër është boshe, s’ka vlerë. Themeli i problemeve tona është që mungesa e drejtësisë i jep mundësinë hajdutit të vazhdojë procedurat e veta. Janë bërë 36 denoncime gjatë fushatës.

Pse superprokurorët tanë s’kanë gjetur asgjë nga ato që kemi gjetur ne?! Ky Arkend Balla në zgjedhjet e fundit ka marrë 2 mijë vota, i ka herë 10 në zgjedhjet e fundit. I duhet ndonjë ndihmë SPAK-ut nga ne? Urdhëro provat. Do bëjë ndonjë punë apo?! Për Xhabaftin që e çuam në SPAK, nuk quhet organizatë thanë se ishte vetëm atje!”, deklaroi Balliu.

Të fundit