Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Investigimi i REL
Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përdorin një rrugë të re për kontrabandimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës: përmes vendev të Afrikës Perëndimore.
Këtë e vunë në dukje studiuesit e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI) në një raport të publikuar në shtator.
Sasha Gjorgjeviq, bashkautor i raportit, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, përdorin rrugën përmes Afrikës Perëndimore për trafikimin e kokainës, kryesisht për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik të Afrikës Perëndimore, e cila ndodhet midis Amerikës Latine, ku prodhohet kokaina, dhe tregjeve evropiane, ku shitet.
Raporti bazohet në 70 intervista me gazetarë hulumtues, policë, prokurorë, akademikë, zyrtarë dhe punonjës të sektorit privat në porte dhe aeroporte, aktorë të përfshirë në tregtinë e kokainës, përdorues droge dhe punonjës shëndetësorë në Ballkanin Perëndimor, Amerikën Latine dhe Afrikën Perëndimore.
Që nga viti 2019 deri në vitin 2024, policitë, kryesisht në Bashkimin Evropian, janë fokusuar në kapjen e kokainës që vjen drejtpërdrejt, për shembull nga Ekuadori në Holandë, dhe jo përmes disa rrugëve transit" Sasha Gjorgjeviq, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional
Gjorgjeviq thekson se grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Perëndimor kanë forcuar praninë e tyre në vendet bregdetare të Afrikës Perëndimore. Në mesin e këtyre vendeve janë: Siera Leone, Senegali, Guinea-Bisau, Guinea dhe Gambia.
Shfrytëzimin e kësaj rruge për trafikim e konfirmon edhe EUROPOL-i, agjencia evropiane për zbatimin e ligjit.
“Rrjetet më të spikatura kriminale kanë përfaqësues të tyre (ndërmjetës dhe ndonjëherë edhe njësi të tëra) të vendosur në vendet e origjinës në Amerikën e Jugut ose në qendrat logjistike (në Afrikën Perëndimore ose Jugore)”, tha EUROPOL-i në përgjigje të pyetjes së Radios Evropa e Lirë.
Ai theksoi se është formuar një grup i veçantë operativ për t’iu përgjigjur kërcënimit që paraqet kontrabanda e organizuar e narkotikëve.
Ky grup, sipas EUROPOL-it, bashkon shtetet e Ballkanit Perëndimor, të Bashkimit Evropian dhe të gjithë botës, me qëllim që të përcjellin rrjetet kriminale.
Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Perëndimor janë identifikuar nga organizatat ndërkombëtare, si EUROPOL-i dhe INTERPOL-i, si aktorë kryesorë në kontrabandën e kokainës nga vendet e Amerikës Latine - përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Ekuadorin - drejt tregjeve në vendet e Evropës Perëndimore, sidomos Holandës.
Ky ndikim nuk ka lindur brenda natës, por është rezultat i tri dekadave të zhvillimit të grupeve kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat sot pozicionohen si aktorë shumë të fuqishëm në zinxhirin global të furnizimit me kokainë. Sasha Gjorgjeviq, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional
Rruga e re për kontrabandimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit, paraqet një sfidë shtesë, sepse grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Perëndimor i shfrytëzojnë vendet e Afrikës Perëndimore edhe si depo për drogën - gjë që më pas ua lehtëson shpërndarjen dhe transportin.
Pozicionimi në këto vende, ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine dhe të Evropës, u mundësohet përmes korrupsionit.
“Ata nuk e kanë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të pushtetit lokal. Por, krimi i organizuar, përfshirë edhe atë që kalon përmes Afrikës Perëndimore, thjesht nuk mund të funksionojë pa njerëz që korruptohen e që mbajnë pozicione të rëndësishme, kryesisht në sigurinë në porte, dogana dhe polici”, thotë Gjorgjeviq.
Ai shton se kjo rrugë u zhvillua edhe për shkak të rritjes së kërkesës për kokainë në Evropë - kryesisht në tregun e Evropës Perëndimore.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat mbi përqendrimin e mbetjeve të kokainës në ujërat e zeza të qyteteve të mëdha evropiane, të mbledhura nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogat (EUDA).
Raporti i qershorit 2025 tregon se përdorimi i kokainës është rritur në qytetet e mëdha evropiane, pasi mbetjet në ujërat e zeza janë më të larta në 39 nga 72 qytetet e monitoruara - përfshirë Brukselin, Zagrebin dhe Mariborin - gjatë viteve 2023–2024.
Sipas të dhënave të EUDA-s, kokaina është pas kanabisit droga e dytë më e përdorur ilegale në Evropë, dhe brenda vetëm tre vjetësh, sasia e kokainës së sekuestruar në Bashkimin Evropian është dyfishuar.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë me EUROPOL-in për të luftuar kontrabandën e kokainës.
Sipas raportit të GI-së, grupet e organizuara kriminale nga Ballkani Perëndimor janë ndarë sipas gjuhës që përdorin - në ato që flasin gjuhët sllave dhe ato që përdorin gjuhën shqipe.
Megjithatë, një tipar i krimit të organizuar është natyra e tij multinacionale, dhe raporti tregon se ka bashkëpunim mes grupeve të ndryshme.
Sipas Gjorgjeviqit, bashkëpunimi mes policive dhe prokurorive në rajon për parandalimin e kontrabandës së kokainës funksionon shumë më mirë, kur bëhet me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare.
Me ndërmjetësimin e EUROPOL-it, bashkëpunimi funksionon shumë më mirë, sidomos në rastet që nuk janë politikisht të ndjeshme. Por, bashkëpunimi dobësohet kur rastet janë politikisht të ndjeshme' thote Sasha Gjorgjeviq, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional
Si një nga sfidat më të mëdha në bashkëpunim, ai përmend, ndër të tjera, faktin se organet hetimore fokusohen kryesisht te sekuestrimet dhe jo te rrjedha e parave.
“E dyta, ndikimi i aktiviteteve për të zvogëluar kërkesën, në kuptimin e parandalimit, është minimal dhe, në përgjithësi, shumë pak diskutohet për reduktimin e kërkesës. Më shumë flitet - dhe gjithmonë në mënyrë bombastike - kur ndodh ndonjë sekuestrim”, thotë Gjorgjeviq.
Por, ai shton se në vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasur shumë përparim në konfiskimin e aseteve të fituara përmes krimit.
“Kjo, në njëfarë mënyre, është mjet për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar”, thotë Gjorgjeviq.
Aktivitetet e qytetarëve serbë, sipas raportit të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, janë regjistruar në Guine, Senegal dhe Siera Leone.
Shtetasi serb, Mirosllav Starçeviq, identifikohet në raport si kreu i një grupi që shfrytëzoi Siera Leonen si qendër për ruajtjen e kokainës dhe paketimin e saj në kontejnerë.
Grupi që ai drejton, është i lidhur në raport me klanin kriminal të Kavaçit, me origjinë nga Mali i Zi.
Klanet Kavaç dhe Shkalar e kanë origjinën në Mal të Zi. Ato janë dy klane kriminale në luftë me njëri-tjetrin. Në konfliktet mes tyre, më shumë se 60 persona kanë humbur jetën që nga viti 2014.
Kundër Starçeviqit po zhvillohen dy procedura hetimore në Zyrën e Prokurorit Publik për Krim të Organizuar.
Në raportin e Iniciativës Globale përmendet edhe Goran Neshiq si një nga ndërmjetësit e parë të grupeve të organizuara kriminale - serbe dhe malazeze - në Afrikën Perëndimore.
Goran Neshiq u arrestua në Brazil në vitin 2011. Shtatë vjet më vonë, ai u ekstradua në Serbi, ku u dënua me tetë vjet burg.
Pas arrestimit të tij, biznesin e vazhdoi djali i tij, Aleksandar Neshiq, sipas raportit. Ai, gjithashtu, u arrestua në Brazil në tetor të vitit 2023.
Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar, kundër tij është dhënë dënimi bazuar në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, në nëntor të vitit 2019.
Deri në publikimin e këtij artikulli, Ministria e Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë di për përfshirjen e shtetasve serbë në trafikimin e kokainës përmes Afrikës Perëndimore dhe nëse policia serbe bashkëpunon me autoritetet përgjegjëse të vendeve afrikane në këto raste.
BOSNJE DHE HERCEGOVINA
Raporti tregon se një grup i lidhur me klanin Shkalari, i udhëhequr nga një shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës, shfrytëzon ishullin spanjoll Gran Kanaria si bazë kryesore për shpërndarjen e kokainës që vjen direkt nga Brazili dhe nga disa vende të Afrikës Perëndimore, si Guinea-Bisau dhe Siera Leone.
Raporti përmend Edin Gaçaninin si figurë të rëndësishme në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai është me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina, por ka shtetësi holandeze.
Të dhënat e disponueshme, sipas raportit të Iniciativës Globale, tregojnë se Gaçanin ka zhvilluar operacione në disa vende afrikane, sidomos në Afrikën e Jugut.
Gaçanin, i arrestuar në Dubai në vitin 2023, është dënuar në mungesë për kontrabandë të sasive të mëdha të narkotikëve nga Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori drejt Evropës.
Ai figuron gjithashtu në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, të cilat e kanë identifikuar si udhëheqës të kartelave “Tito” dhe “Dino”.
Në prill të vitit 2025, në Bosnje dhe Hercegovinë u arrestuan 23 persona, në bashkëpunim me EUROPOL-in, për lidhje me Gaçaninin.
Të arrestuarit janë zyrtarë të lartë policorë dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit, të dyshuar për krim të organizuar, pastrim parash, trafik të drogës, keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti.
Raporti i Iniciativës Globale përmend edhe një shtetas të Bosnjës - pjesëtar i klanit kriminal Shkalari - i cili përdorte Guinea-Bisaun dhe Siera Leonen për të magazinuar drogë. Më pas, drogën e dërgonte në Ishujt Kanarie, nga ku shitej në tregun evropian.
Raporti thekson se, pavarësisht kërkesës së kuqe të INTERPOL-it nga Belgjika, përpjekjet për ekstradimin e tij “janë vështirësuar, për shkak të marrjes së shtetësisë turke”.
Agjencia për Hetime dhe Mbrojtje e Bosnje e Hercegovinës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë informacionesh ka për përfshirjen e shtetasve të Bosnje dhe Hercegovinës në trafikimin e kokainës përmes Afrikës Perëndimore.
Në periudhën nga fillimi i vitit 2021 deri më 3 shtator, 2025, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka dhënë 37 vendime të formës së prerë për veprën penale të trafikut të paligjshëm të drogës, tregojnë të dhënat që REL-i i ka siguruar nga kjo gjykatë.
MALI I ZI
Sipas raportit, klanet Kavaç dhe Shkalar, me origjinë nga Mali i Zi, kanë operacione në Siera Leone dhe Senegal.
Raporti tregon se klani Kavaç operon në portet e Brazilit dhe Siera Leones, dhe përdor ndërmjetës që menaxhojnë transportin dhe logjistikën.
Si aktor kryesor për operacionet e klanit Kavaç në Afrikën Perëndimore identifikohet Radoje Zvicer, ndërsa klani Shkalar operon kryesisht përmes bashkëpunëtorëve nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Shqipëria.
Në nëntor të vitit 2024, me kërkesë të autoriteteve austriake, EUROPOL-i përditësoi urdhrin e arrestit për Zvicerin, i cili besohet se udhëheq klanin Kavaç - organizatë kriminale e specializuar në kontrabandën e kokainës.
Zyra e Prokurorit të Shtetit në Mal të Zi, në janar të vitit 2025, hapi një hetim kundër Radoje Zvicerit dhe 12 anëtarëve të tjerë të klanit kriminal Kavaç, të cilët dyshohen për vrasjen e Risto Mijanoviqit, në nëntor të vitit 2020.
Që nga viti 2020, kur u plagos rëndë në Kiev, Radoje Zvicer është zhdukur.
Sipas dokumenteve evropiane, ai ka përdorur të paktën 15 identitete të rreme.
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me ndonjë informacion për përfshirjen e qytetarëve malazezë në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, përmes vendeve të Afrikës Perëndimore.
Përgjigje nuk dhanë as gjykata dhe prokuroria kompetente, nga të cilat REL-i kërkoi të dhëna për numrin e aktakuzave të konfirmuara dhe të vendimeve të formës së prerë për trafikim të narkotikëve në periudhën 2021-2025.
MAQEDONIA E VERIUT
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut përmenden në raportin e GI-së si pjesë e grupeve kriminale shqipfolëse.
Në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se qytetarët e saj, si anëtarë të grupeve ndërkombëtare të krimit të organizuar, janë të përfshirë në organizimin e prokurimit dhe transportimit të kokainës nga vendet e origjinës - Amerika e Jugut - në Evropë.
“Ministria e Brendshme dhe shërbimet për luftimin e trafikut të paligjshëm të drogës kanë vendosur bashkëpunim të shkëlqyer me vendet e rajonit dhe BE-në, dhe kjo bëhet përmes INTERPOL-it, EUROPOL-it ose kontakteve dypalëshe”, deklaroi Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave të ofruara nga Gjykata Penale në Shkup, me kërkesë të Radios Evropa e Lirë, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025 janë dhënë 257 vendime përfundimtare për krijimin ose pjesëmarrjen në një rrjet të organizuar kriminal për trafikim droge.
KOSOVA DHE SHQIPËRIA
Grupet kriminale që flasin shqip, sipas raportit të GI-së, përbëhen nga individë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, dhe bashkëpunëtorë nga kombësi të tjera.
“Këto grupe në Ekuador kanë ndërtuar një qendër të rëndësishme transporti gjatë dekadës së fundit, duke krijuar bashkëpunim të ngushtë me bandat lokale dhe duke fituar qasje në porte”, thuhet në raport.
Raporti thekson se që nga viti 2019, këto grupe janë “rrënjosur” edhe në Brazil, duke i lidhur grupet kriminale me rrugën nga Afrika Perëndimore. Aktivitetet e tyre janë shënuar në Gambi, Guine, Siera Leone dhe Senegal.
Raporti, po ashtu, thotë se doganat shqiptare e konsiderojnë eksportin nga Afrika Perëndimore si me rrezik të ulët dhe nuk e kontrollojnë aq rreptë sa eksportin nga Amerika Latine - sidomos nga Ekuadori.
Radio Evropa e Lirë u dërgoi pyetje autoriteteve përkatëse në Kosovë dhe në Shqipëri në lidhje me këtë raport, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Ky investigim u përgatit nga gazetarët: Milla Manojlloviq, Xhenana Karabegoviq, Zorana Spasovska, Sërgjan Jankoviq
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38