Flash News

E-TJERA

‘Ballkani i Hapur’, diplomati: Nismë pa perspektivë, Vuçiç kërkon krijimin e një Jugosllavie të re

‘Ballkani i Hapur’, diplomati: Nismë pa perspektivë,

Diplomati Agim Nesho e ka cilësuar një iniciativë pa perspektivë nismën “Open Balkan” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

I ftuar në ABC News, Nesho tha se presidentit serb Aleksandër Vuçiç i duhet një dominim në Ballkan, për të cilën po përdor nismën duke e përdorur kundër interesave kombëtare..

“’Open Balkan” është një marrëveshje me shtysë dhe një iniciativë që vijon me inerci, dhe pa perspektivë. Kjo i duhet Vuçiç për dominimin e tij Ballkanik. Kjo është një politikë që i intereson liderit tonë që në të gjithë iniciativat e tij nuk ka asnjë reagim. Ne shkeljen e simboleve shqiptare ne Beograd dhe heshtjen e ministrisë së Jashtme ne tregojmë se jemi të shkelur nga Vuçiç. Kjo është një përdorje kundër interesa kombëtare,” tha Nesho.

Diplomati tregoi se Bashkimi Evropian është kundër kuaj nisme që nuk ka gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e 6 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nesho thekson se Vuçi po kërkon krijimin e një Jugosllavie të re me një bosht tjetër që nuk është Bosnja, por Shqipëria.

“BE është kundër kësaj, pasi tregojnë se është një iniciativë tjetër ajo evropiane dhe askush tjetër nuk e zëvendëson këtë. Kjo iniciativë që nuk përkrahje e 6 vendeve të Ballkanit nuk ka perspektivë, por është këmbëngulja e Vuiçiç që kërkon ekspersionin e interesave të Serbisë. Ai kërkon plotësimin e iniciativës që u ndërpre me ndryshimin e kufijve që tregon dominimin e saj.

Ka prishur të gjithë boshtet shqiptare duke u lidhur me politikën e Turqisë, dhe kërkon që tashmë të bëhet pjesë e kësaj inicative që të njihet si person që krijon stabilitet. Rama mendon se duke qenë pjesë e këtij binomi, komiteti ndërkombëtar do e mbajë në pushtet siç po bëhet tani, ku ka një diskordancë mes  qeverisjes së brendsnme, në politikën e jashtme etj. Kurti është një lider që nuk luan në bazë të interesave të momentin dhe do u qëndrojë qëndrimeve të tyre. Vuçiç ka kërkuar krijimin e një Jugosllavie të re pa Bosnjën me një bosht siç është Shqipëria. Kjo ka të bëjë me rritjen e influencën serbe. Shqipëria pavarësisht se i është ofruar diçka ajo është kondicional. Ajo që Vuçiç dhe nacionalizmi serb i ofron Shqipërisë dhe ajo e ka pranuar këtë”, u shpreh Nesho.

 

Të fundit