Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur”, një delegacion i MV vizitë dy ditore në Tiranë

“Ballkani i Hapur”, një delegacion i MV vizitë dy ditore

Një delegacion i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që përbëhet nga zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti, zv.ministri i Financave Filip Nikollovski, zv.ministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, koordinatori për “Ballkanin e Hapur”, Marjan Zabrqanec si dhe Nola Ismailova do të vizitojnë Tiranën.

Kështu shkruajnë mediat maqedonase, ndërsa bëjnë me dije se delegacioni do të jetë në Tiranë sot dhe nesër, në kuadër të “Open Balkan”.

Sipas tyre, fokusi i takimeve në Tiranë do të jenë thellimi i bashkëpunimit për të shmangur një krizën energjitike dhe ushqimore, por edhe për situatën e zjarreve gjatë verës.

 

Të fundit