Flash News

E-TJERA

“Ballkani i Hapur”/ Vuçiç pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme

“Ballkani i Hapur”/ Vuçiç pritet të vizitojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të vizitojë Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, në takimin e radhës për nismën “Ballkani i Hapur”.

Sipas Klan Kosova, media serbe Tanjug ka raportuar se i pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm u mbajt në Beograd në fillim të muajit nëntor. Në takimin e fundit u paralajmëruar se do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

Bazuar në memorandum, lejet e punës të lëshuara në cilindo nga tre vendet e nismës, do të jenë të vlefshme për të gjithë anëtarët e “Ballkanit të Hapur”.

Të fundit