Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Ballkani dhe Viktoria Plzen përballen pasditen e së enjtes në Air Albania, në ndeshjen e 5-të të fazës së grupeve.
Ekipi nga Kosova synon të marrë fitoren e dytë, ndërsa u mposht në Çeki. Në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja ka pohuar se skuadra është e motivuar, ndërsa vjen me mungesa.
“Kemi mungesa, por jemi të motivuar maksimalisht, pasi e dimë rëndësinë e ndeshjes. Përballemi me kryesuesen e grupit, që ka fituar të gjithë takimet deri tani. Nëse nesër do të kemi edhe mbështetjen e publikut, do të jemi edhe më të motivuar. Sa i përket organikës, na mungon Hamidi i pezulluar dhe Tolaj, që është i dëmtuar, por rikthehet Berisha”, deklaroi Daja.
Barazimi nuk është në planet e kampionëve të Kosovës, ndërsa do të synojnë të marrin më tepër.