Flash News

E-TJERA

"Balluku duhet pezulluar nga detyra", avokati Cakrani: Po shkon në punë e po prish provat

"Balluku duhet pezulluar nga detyra", avokati Cakrani: Po shkon

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i ish-presidentit Ilir Meta komentoi zhvillimet e fundit në GJKKO.

Cakrani tha se ekipi mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes ndaj Metës, duke e cilësuar atë “të papërshtatshme” për të gjykuar rastin.

“Në seancën e sotme, gjyqtarja Gjoka ishte në dijeni të kërkesës sonë për përjashtim, por pavarësisht kësaj, prokuroria solli materiale shtesë që ne i kundërshtuam. Hetimet janë mbyllur dhe, sipas ligjit, nuk lejohet sjellja e provave të reja në këtë fazë,”  u shpreh avokati në News 24. 
Në vijim të intervistës, Cakrani foli edhe për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të një mase ndaluese ndaj saj.

“Znj. Balluku duhej të ishte pezulluar nga detyra, pasi në kushtet aktuale mund të ndikojë në provat e hetimit. Në raste të tjera, për çështje shumë më të lehta, janë dhënë masa arresti në shtëpi. Nuk mund të lejohet që një funksionare e lartë të shkojë çdo ditë në punë dhe të ketë akses në dokumente që janë objekt hetimi,”  deklaroi Cakrani.
Avokati shtoi se zbatimi selektiv i masave nga drejtësia tregon, sipas tij, një qasje të padrejtë dhe të politizuar ndaj rasteve të caktuara.

Të fundit