Flash News

E-TJERA

Qeveria e fshehu për 2 vite zgjatjen e punimeve për rrugën e Arbrit

Qeveria e fshehu për 2 vite zgjatjen e punimeve për rrugën e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, njoftoi më 2 gusht shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për rrugën e Arbrit.

Sipas Ballukut, shkak për shtyrjen e afatit janë bërë problemet gjeologjike.

“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti,” deklaroi  Balluku në një aktivitet publik.

Kontrata e rrugës së Arbrit, e parashikuar për t’u dorëzuar në prill të vitit 2020, pritet të përfundojë në shtator të vitit 2023. Megjithëse Balluku e njoftoi shtyrjen e afatit të punimeve 9 ditë më parë. në të vërtetë afatet janë ndryshuar që në vitin 2020.

Sipas të dhënave që BIRN ka siguruar nga Ministria e Infrastrukturës, rezulton projekti për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës është ndryshuar në vitin 2020, gjë që është mbajtur e fshehtë nga qeveria për dy vite.

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018.

Të fundit