Flash News

E-TJERA

Balluku e pandehur nga SPAK, reagon komisionerja Marta Kos: Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste

Balluku e pandehur nga SPAK, reagon komisionerja Marta Kos: Nuk jam e lumtur

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, komentoi çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë.

E pyetur nga DW, Marta Kos tha se nuk ndihet aspak e kënaqur që vendet kandidate të BE-së përballen me raste të tilla të korrupsionit të nivelit të lartë.

Marta Kos: Për mua ky është një hap përpara, sepse këto raste janë zbuluar. Nuk jam e lumtur të dëgjoj për këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet antikorrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda BE, ato ndodhen kudo. E rëndësishme të kemi institucione, vendet kandidate i kanë këto institucione për t’i luftuar këto raste. Më pas do jetë drejtësia që do zbulojnë nëse ligji është shkelur dhe nëse po, se çfarë do ndodh më pas.

Të fundit