Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Balluku inspekton kantierin për ndërtimin e urës së re të Tapizës: Po ndërhyjmë në të gjitha pikat e zeza

Kantieri për ndërtimin e Urës së re të Tapizës, e cila do të garantojë një kalim të sigurt të të gjithë përdoruesve po merr formë dita ditës. Ura aktuale është ndërtuar në vitin 1973 dhe në raportin e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Institutin e Ndërtimit pas inspektimit të të gjitha urave në vend, kjo urë u klasifikua tek veprat e amortizuara ndjeshëm duke parashikuar një rindërtim të plotë të saj. Tërmeti i 26 nëntorit e bëri edhe më emergjente ndërhyrjen në këtë objekt.
Puna ka nisur me ndërtimin e një bypass-i, i cili do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve në kohën që do të realizohen punimet dhe shumë shpejt do të nisë puna fillimisht me shembjen e urës së vjetër.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan punën përgatitore që po bëhet për të nisur ndërtimin e kësaj vepre.
Drejtori Verdho bëri të ditur se kjo urë përballon një fluks prej afro 50 mijë automjetesh në ditë, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat që gjatë kohës, që do të realizohen punime të mos krijohet asnjë problematikë sa i takon trafikut të automjeteve.
“Angazhimi ynë është që për 3 muaj t’a mbarojmë urën e Tapizës. Ura është 120 metra e gjatë, me 3 hapësira drite nga 40 metra, me një gjerësi 13.2 metra, ku ka një karexhatë me dy korsi nga 3.75 metra. Kemi pjesën e brezit të asfaltuar dhe trotuarit që është 1.35 m për kalimin e këmbësorëve”, u shpreh Verdho.
Aktualisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në administrim në të gjithë vendin 652 ura, nga të cilat gjatë inspektimit të realizuar sa i takon gjendjes në të cilën ato ndodheshin rezultuan me probleme 30 prej tyre.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Instituti i Ndërtimit në një bashkëpunim shumë të mire, që kemi pasur gjatë dy viteve të fundit, kemi arritur që të skanojmë të gjithë situatën e urave në Republikën e Shqipërisë, të cilat për të thënë të drejtën në shumicën e tyre janë ndërtuar para 50 viteve. Deri më sot mirëmbajtja e tyre ka konsistuar në një mirëmbajtje rutinë, pa pasur investime serioze. Por me kalimin e kohës amortizimi i tyre është rritur edhe për shkak të përdorimit të madh dhe nga skanimin ka rezultuar se rreth 30 ura janë konsideruar si të rrezikshme. Ne kemi marrë menjëherë masat dhe këto ura ose janë bllokuar, ose janë në fazë rikonstruksioni, ose ne do të nisim punën në ato kantiere”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Lidhur me situatën në vend, ku ditët e fundit janë regjistruar reshje të dendura, ministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha grupet e punës ndodhen në terren për të garantuar që të gjitha akset rrugore të jenë të kalueshme.
“Të gjitha skuadrat tona të mirëmbajtjes ndodhen në terren në këto momente dhe kanë ndërhyrë duke bërë të kalueshme pothuajse të gjitha akset. Mund të ketë ndonjë problematikë të vogël në këto momente, për shkak të rrëshqitjeve momentale që ndodhin. Ne parashikojmë që edhe gjatë ditës së nesërme të kemi po të njëjtat problematika, për shkak të reshjeve dhe ndërkohë ditën e diel presim që moti të kthjellohet, por temperatura do të shkojnë deri në minus 15 gradë. Kështu që u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, si gjatë këtyre dy ditëve, ashtu dhe gjatë ditës së diel, ku temperaturat do të ulen shumë, të tregohen të kujdesshëm”, theksoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, fitoi qytetarët që të informohen vazhdimisht sa i takon situatës në rrugët e vendit, ndërkohë që grupet e punës do të vijojnë të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment që do të shfaqen problematika.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38