Flash News

E-TJERA

Balluku/ Ish-ministri i PS: Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin

Balluku/ Ish-ministri i PS: Rama e ka të humbur betejën me

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi përplasjen e fundit mes qeverisë dhe drejtësisë për çështjen Balluku.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se Rama e ka të humbur betejën me gjyqësorin sepse sipas tij sistemi i ri është ngritur me standarde të qarta dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë.

 Sipas tij, kryeministri është i detyruar të ndërmarrë hapa të dukshëm, ndoshta edhe shkarkime, pasi rasti i një ministreje nën akuzë nuk mund të krahasohet me standardet e vendosura më parë, përfshirë largimin e një zv.ministri vetëm pse konsumonte duhan në ambient publik.

“Rama është edhe viktimë e vetvetes”, tha Malaj, duke shtuar se pushteti absolut përfundon gjithmonë duke korruptuar ata që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë. 

Të fundit