Flash News

E-TJERA

‘Balluku’, KE: Kuvendi ka përgjegjësi të shqyrtojë pa vonesë kërkesën për heqjen e imunitetit

‘Balluku’, KE: Kuvendi ka përgjegjësi të

Mesazhi i Brukselit për maxhorancën e qeverisë Rama e cila ka krijuar ‘mburojë politike’ ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku është i qartë.

Sipas përgjigjes së zëdhënësit të Komisionit Evropian për Syri Tv “është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesë kërkesat e SPAK për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij"

Komisioni Evropian i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së Syri tv Ambrozia Meta në lidhje me qëndrimet e këtij institucioni për çështjen Balluku dhe zhvillimet në Shqipëri. 

Përgjigjet:

Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë që të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, që përbën edhe pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë.

Institucionet e Bashkimit Evropian janë në dialog të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.

Mbledhja e Komitetit BE–Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë do të zhvillohet në fillim të muajit mars dhe do të shërbejë si një mundësi për të vijuar diskutimet mbi reformën në drejtësi në vend.

A konsiderohet se kjo çështje ka ndonjë ndikim në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të veçantë sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si edhe punës së kryer në kuadër të reformës në drejtësi.

Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi përparimin në këtë fushë në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe të mbështesim forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri, si pjesë përbërëse e procesit të integrimit evropian të vendit.

Të fundit