Flash News

E-TJERA

Balluku nën hetim, Gjokutaj: Ka firmosur në cilësinë e zëvendëses së Ramës! Kryeministri po bën teatër

Balluku nën hetim, Gjokutaj: Ka firmosur në cilësinë e

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar thirrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK.

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj theksoi se përgjegjësia për aferat korruptive që janë nën hetim bie drejtpërdrejt mbi kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, në të gjitha këto dosje që janë nën hetim, rezulton se ka firmosur zonja Balluku, por kjo e fundit ka vepruar në cilësinë e zëvendëskryeministres, pra në emër të Edi Ramës dhe ky i fundit po bën teatër duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

Gjokutaj: Po t’i referohemi pak ditë më parë raportimit në Komisionin e Ligjeve të zotit Dumani, ai ka deklaruar as më shumë e as më pak, që të gjitha këto afera që ju përmendët janë çështje nën hetim. Sigurisht që këto janë çështje nën hetim, por s’ka persona nën hetim.

Në të gjitha këto çështje që janë nën hetim, sipas zotit Dumani, ka firmosur zonja Balluku. Por mos harroni një gjë, në gjithë këtë diskutim, zonja Balluku ka firmosur në cilësinë e zëvendëses së Ramës, dhe Edi Rama nuk mund të vazhdojë të bëjë teatrin që po bën, që secili ka përgjegjësinë e vet, thotë, sepse ka firmosur zëvendësja e tij, në emër dhe me porosi.
Sigurisht që të gjitha aktet e firmosura nga zonja Balluku, quhen në kuptim të ligjit të firmosura nga zoti Rama, dhe sigurisht që ai jo vetëm ka dijeni nga ana dokumentare, por ai është edhe krushku, darkave nëpër zyra, krushku që i bën këto afera.
Mos harroni që zonja Balluku dhe të gjithë ballukët dhe Ballukët që ndodhen në qeveri, nuk kanë guximin jo vetëm të firmosin, por nuk kanë guximin të marrin pjesë as në projektin, as në negociatat që bëhen për këto çështje.

Kështu që në këtë pamje, përgjegjësia e zotit Rama, dijenia e tij në radhë të parë për këto afera korruptive, përgjegjësia e tij është e barabartë, për të mos thënë më e madhe sesa e zonjës Balluku.

Ai, përveç përgjegjësisë ligjore, ka edhe përgjegjësinë morale.
Shikoni çfarë ndodh me zonjën Balluku: shkon në Berlin dhe thotë “SPAK bën punën e tij, ne bëjmë punën tonë”. Nëqoftëse kjo bën punën e vet ashtu si thotë ligji, SPAK nuk ka se çfarë pune të bëjë.
Puna e SPAK nuk është puna e SPAK, puna e SPAK është puna e Ramës.
 

Legjenda urbane thotë që në mbledhjen e fundit të qeverisë, se janë të dy jashtë — edhe Rama, edhe Balluku — është unike në botë që ministri, zv.kryeministri me fletëthirrje të SPAK dhe me kërkesën për të vajtur me avokat, shëtit nëpër Europë me tren e avionë për të “integruar Shqipërinë në Europë”, dhe për të lidhur kontrata shumë të dobishme për zhvillimin e Shqipërisë.

Karrikaturë më të madhe as është dëgjuar, as besoj se do dëgjohet.

Atëherë, nëqoftëse zoti Rama i ka kërkuar dorëheqjen mbledhjes së fundit kësaj ministre dhe zëvendëses së tij, atëherë ajo ka pranuar të japë dorëheqjen, atëherë pse nuk e ka shkarkuar?

E dyta, në momentin që zoti Rama merr vesh që zëvendësja e tij thirret nga një agjenci ligjzbatuese, për më tepër që i cilëson ardhjen e saj me avokat, sepse këtu është thembra e Akilit e gjithë kësaj, sepse ajo nuk shkon për të deklaruar çfarë di, por shkon për të deklaruar çfarë ka bërë.

Të fundit