Flash News

E-TJERA

Balluku nën hetim, Salianji: Nëse konfirmohet, Rama duhet të dorëhiqet

Balluku nën hetim, Salianji: Nëse konfirmohet, Rama duhet të

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji komentoi hetimin e nisur nga SPAK për zv.kryeministren Belina Balluku.

I ftuar në News24, Salianji tha se përgjegjësia bie mbi Edi Ramën dhe në rast se akuzat konfirmohen, ai duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“Nëse lajmi për Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Belinda Balluku është personi më i rëndësishëm në qeveri, jo vetëm në dukje, por është zv/kryeministre dhe ministrja me portofolin më të madh dhe njeriu me mbështetje politike të fortë, është drejtuesja politike për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës. Politikisht është njeriu më i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vendimmarrjes, por edhe për shkak të besimit që i ka dhënë Edi Rama për të qenë personi i pushtetshëm në qeverisje. Nëse konfirmohet të jetë ashtu siç është raportuar në media, Edi Rama duhet të dorëhiqet”, u shpreh Salianji.

Të fundit